I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar Haxhi Thaçin në Burojë të Skenderajt, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook duke theksaur se kanë rikujtuar momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.