Krasniqi viziton familjen e Isni Kilajt

Krasniqi ka theksuar se lufta dhe çlirimi i Kosovës janë rezultat i sakrificës dhe gjakut, dhe se tentativat për të diskredituar këtë proces dhe figurat e çlirimtarëve nuk do të kenë sukses

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se me kolegë e bashkëpunëtorë ka vizituar familjen e Isni Kilajt në Lubizhdë të Malishevës, i cili nga 2 nëntori po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Krasniqi ka thënë se nuk do të kenë sukses tendencat për ta njollosur luftën dhe çlirimtarët e Kosovës.

“Liria, popullit tonë nuk i është falur, por është fituar me gjak e sakrificë, andaj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pashmangshme, por edhe e pastër. Tendencat për ta njollosur atë dhe çlirimtarët tanë – nuk do të kenë sukses”, thuhet në njoftimin e PDK.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika