Krasniqi viziton myftiun Tërnava, uron ish-krerët e UÇK-së e shpreson për kthimin e shpejtë të tyre

Pas vizitës që i bëri myftiut Tërnava, Krasniqi ka kujtuar ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se shpreson në kthimin e shpejtë të tyre në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka uruar ish-krerëve të UÇK-së të cilët mbahen në Hagë, festën e Kurban Bajramit.

Pas vizitës që i bëri myftiut Tërnava, Krasniqi ka kujtuar ish-krerët e UÇK-së, duke theksuar se shpreson në kthimin e shpejtë të tyre në Kosovë.

“Në mënyrë të veçantë në këtë festë kujtojmë miqtë që mbahen ende në Hagë, udhëheqësit e UÇK-së të cilëve ua urojmë këtë festë nga larg duke shpresuar të na bashkohen neve sa më shpejtë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka uruar që besimtarët të marrin shembull nga festa e Kurban Bajramit, festë e cila sipas tij, dëshmon sakrificë e solidarizim.

“Në emër të PDK-së të uroj myftiun Tërnava dhe përmes tij, të gjithë besimtarët, të gjithë anëtarët dhe ata që janë në përkatësinë e fesë islame, këtë festë që është një festë që simbolizon solidarizimin, sakrificën, vlerën e jetës dhe faktin se duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, sidomos në kohë sfiduese të cilat po i kalojmë. Shpresoj dhe uroj të marrim shembull nga kjo festë”, ka thënë ai.

Ish-krerët e UÇK-së mbahen në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika