Krasniqi viziton Nasim Haradinajn pas lirimit nga Haga

Memli Krasniqi, kryetari i PDK, ka njoftuar në një postim në Facebook se ka vizituar Nasim Haradinajn në Gllogjan dhe i ka uruar lirimin dhe kthimin pranë familjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka vizituar gjatë ditës Nasim Haradinajn në Gllogjan, dhe me kolegët e tij i kanë uruar lirimin dhe kthimin pranë familjes.

Ai ka treguar se ditën e enjte, kur Haradinaj u kthye në Kosovë, ka kapur çiftelinë dhe ka kënduar, siç shprehet Krasniqi, nga malli për shokët që kanë mbetur në Hagë.

“U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga”, ka shkruar Krasniqi.

“Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë”.

I pari i PDK-së ka uruar që së shpejti të lirohen edhe krerët e UÇK-së.

“Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tonë. Mirë se vjen, Nasim.”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika