Krasniqi: VV-ja është shndërruar në organizatë të rrezikshme për Kosovën

Florin Krasniqi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka shprehur kritikën e tij ndaj kësaj partie në emisionin “Debat Plus”. Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje është shndërruar nga një organizatë e domosdoshme për Kosovën, në një organizatë të rrezikshme për vendin

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “shndërruar nga një organizatë e domosdoshme për Kosovën, në një organizatë të rrezikshme të Kosovën”.

Pasi, sipas Krasniqit, partia në pushtet e ka acaruar “skajshmërisht” situatën me miqtë ndërkombëtarë dhe skenën politike në Kosovë.

“Mendoj që VV-ja nuk qenë e nevojshme, por e domosdoshme për Kosovën. Kosova është futur në një trend negativ të korrupsionit, kërcënimeve politike. Për atë e kam financuar. Por, kjo organizatë që ka qenë e domosdoshme për Kosovën, po shndërrohet në organizatë jo të dëmshme, por të rrezikshme. Pasi e ka acaruar situatën më gjithë miqtë ndërkombëtarë. E ka acaruar skajshmërisht skenën politike, i keni parë të gjithë veprimet e fundit në Parlament. E ka monopolizuar gjithë sistemin e Kosovës, Qeverinë, Presidencën, Parlamentin, e mban peng gjithë Kosovën, një parti politikë që nuk është parti politike. Është një organizim që nuk e di as çka janë, nuk janë të përcaktuar politikisht”, ka thënë Krasniqi.

Kështu, pasi më herët VV-ja ka qenë e “domosdoshme për Kosovë”, Krasniqi tregon se e ka financuar, duke potencuar se nuk është penduar pse e ka financuar ish-partinë.

“E kam financuar VV-në për 8 vjet rregullisht. Kam qenë financuesi më i madh në distancë prej tjerëve. Nuk jam pishman. Unë mendoj që kam bërë mirë”, ka theksuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika