Krasniqi: Zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së kanë lënë gra shtatzënë, kanë vjedhur donacione – kanë bërë gjëra të ulëta morale  

Në një intervistë në “Debat Plus”, ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së kanë bërë sjellje të ulëta morale. Ai ka thënë se disa prej tyre kanë lënë femra shtatzënë dhe kanë kryer vjedhje të makinave që ishin donacione

Krasniqi: Zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së kanë lënë femra shtatzënë, kanë vjedh donacione - kanë bërë gjëra të ulëta morale  

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, në një intervistë në “Debat Plus” ka thënë se “zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së kanë bërë gjëra të ulëta morale, lënë gra shtatzënë e kanë vjedhur kerre donacion”.

Më tej, Krasniqi ka theksuar se këta persona “që kanë bërë gjëra të ultëta” janë falur nga komisioni disiplinor që e ka pasur partia në pushtet, nëse ishin “spiunë e sahanlëpirës”.

“…Për shembull, VV-ja e ka pasur një komision disiplinor. Kur vinte ndokush para komisioni, si të ishte i pavarur, nuk ishte aktivisht spiun, kishte qëndrim të vetin llom e bëjshin, ndërsa kur vinte njëri që ishte spiun, sahanlëpirës, që u përulke krejt VV-së e shpëtonin metoda psikologjike, rrethanore. Kanë bërë veprime të ulëta morale, i kanë lënë gratë shtatzënë, kanë bërë sende të këqija, kanë vjedhur kerre që kanë qenë donacion. S’dua m’i përmend me emra, por kanë bërë sende të ulëta, edhe ai njëri që bënte sende të këqija kur ishte njëri prej atyre që ishte në komision e tyre, krejt u bëjke si në partinë komuniste, ata që ishin me partinë u falshin e ata që s’ishin i maskronin… Këta janë zyrtarë të lartë të Qeverisë brenda VV-së”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika