Kreatorja që i bashkon veshjet me teknologji

Duke folur për trendet e reja në botën e modës dhe të teknologjisë, në emisionin ‘Moment’, Hana Zeka ka shpalosur detaje të ndryshme të gërshetimit të veshjeve e stilit dhe avancimit teknologjik.

Sipas Zekës, ” u bë e qartë se bashkëpunimi mes tyre po sjell inovacione të mëdha”.

Hana Zeka është e specializuar në kostumografi për teatër, film dhe performanca. Zeka ka nxjerrë në pah rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në krijimin e veshjeve.

Ajo thekson se “teknologjia mund të integrohet në tekstil për të marrë informata nga trupi apo për të lehtësuar përdoruesit në ndjekjen e parametrave të shëndetit”.

Në Kosovë, Zeka ka theksuar se “eksplorimi i këtyre koncepteve është ende në fazën e hulumtimit dhe zhvillimit”.

Zeka ka përmendur shembuj në aspektin performues, që “artistja botërore si Lady Gaga shërben si shembull të përdorimit të eksperimentimeve në veshje, ndërsa Dafina Zeqiri është një nga artistet që eksperimenton në veshjen e saj”.

“Segmenti i modës dhe teknologjisë është një temë e gjallë dhe e zhvillimit të ardhshëm, me potencial për aplikime të ndryshme”, tha ajo. Në përfundim, kjo intervistë sjell në vëmendje pikëpamjet e një specialisti për integrimin e teknologjisë në fushën e modës, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të kësaj sfere në të ardhmen.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika