Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Stanoc

Nexhmije Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.

Lajmin për TV Dukagjinin e ka konfirmuar dje, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Lidhur me vdekjen e Haradinit reaguan edhe të afërmit e saj. Fillimisht deklaratë për media dha familjari, Rrahim Ajeti.

Ai bëri të ditur se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.

“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai.

E përmes një postimi në rrjetin social, Facebook reagoi edhe i biri i të ndjerës.

Haradini publikoi një fotografi me nënën ku shkroi:  “Inshallah në xhehnet, nana jem”.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika