Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar në Prishtinë si pasojë e goditjes nga një skuter, ndërsa në video shihet Policia e Kosovës pas arrestimit të të dyshuarit, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, në video shihet edhe një veturë e policisë e aksidentuar.
Gjatë debatit me zë të lartë me të dyshuarin e arrestuar, një pjesëtar i policisë i thotë atij “zani mos të nihet”, ndërkohë i dyshuari thotë po “me ke shajtë me nanë”.
Polici “zani mos të nihet, zani mos të nihet”, kurse i dyshuar i kunderpërgjigjet duke thënë se “çka të kam bë?”.
Në video gjithashtu ndegjohet zyrtari policor duke i thënë të dyshuarit “a e shkele policin, majmun”.
I dyshuari, “pse me doli ai në rrugë, sa shpejt kesh, ku me pa unë, me keni rreh, me keni sha me nanë”, ndërsa dëgjohet një zë nga njëri zyrtar policor duke i thënë të dyshuarit “krejt kemi me të mbyt”.
Lidhur me rastin, Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktoj me policinë, por të njejtit deri më tani nuk kanë qenë të qasshëm.