Sot, në TV Dukagjini nis emisioni i ri “Krejt n’Debat”, nga ora 23:00. Një format inovativ që do të sjellë diskutime të forta dhe të drejtpërdrejta mbi çështjet aktuale politike.
Por, jo nga figurat e politikës.
Diskutimi do të bëhet prej të ftuarve nga fushat e showbizit, sportit dhe artit, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre mbi ngjarjet politike dhe shoqërore.
Me formatin e tij dinamik dhe tërheqës, “Krejt n’Debat” do të jetë një emision që nuk duhet humbur, i cili do të moderohet nga Erza Brahushi dhe Ndrec Gjonaj.
Gjithashtu, nga ora 20:00 në ‘Debat Analizë’ do të diskutohet për top problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova.
Nga ora 21:00 në Debat Plus do të diskutohet për temat më të nxehta dhe publikit do t’i sjellen si përherë debatet më të forta e përballjet më të ashpra.