Kremlini dyshon se Kina do të ndryshojë qëndrimin ndaj konfliktit në Ukrainë

Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet Xi Jinping, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë

Kremlini thotë se ka ndjekur “bisedimet e rëndësishme” ndërmjet presidentit kinez, Xi Jinping, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por dyshon se Kina, nën presionin e jashtëm, do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë.

Më herët, Kina ka propozuar një “plan të paqes”, por Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë të premten se Kremlini ka “përcjellë” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka “marrëdhëniet e veta të vlefshme” me Pekinin.

“Kina është një fuqi shumë serioze, shumë e madhe me pozicionin e saj sovran. Ky nuk është ai lloj i vendit që ndryshon shpejt pozicionet e tij nën ndikimin e jashtëm”, tha Peskov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a është Rusia e shqetësuar se Evropa mund ta bindë Xi-n lidhur me Ukrainën.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedës, Xi shprehu gatishmërinë e tij për të folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa Macron tha se i bëri thirrje Pekinit që “ta bëjë Rusinë të kuptojë”.

Pushtimi rus i Ukrainës është në fokusin e vizitës së Macron në Kinë. Kjo është vizita e parë e tij në Kinë që nga viti 2019. Presidentja e Komisionit Evropian, e cila bashkë me presidentin francez, Macron gjenden për vizitë në Pekin, mirëpriti gatishmërinë e presidentit kinez, Xi Jinping, për të biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika