Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet

"Ne duhet të jemi përpara kurbës. Ne duhet ta përgatisim teatrin shumë përpara se të thirret neni 5", tha ai, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila efektivisht e vë aleancën në luftë

FOTO: Reuters

Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur një “Shengen ushtarak” në Evropë për të lejuar forcat e armatosura të aleancës të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë, kishte rritur tensionet dhe ishte një arsye për shqetësim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përgjigjet nëse propozimi bëhet realitet.

Shefi i komandës logjistike të NATO-s, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, i tha Reuters në një intervistë të publikuar të enjten se do të dëshironte të shihte një “Shengen ushtarak”, shkruan REL.

Ai tha se ishte i shqetësuar se burokracitë e tepërta në të gjithë Evropën po pengonin lëvizjet e trupave, një problem që mund të shkaktonte vonesa të mëdha nëse do të shpërthente një konflikt me Rusinë.

“Po na mbaron koha. Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize ose lufte”, tha Sollfrank.

NATO-ja nuk duhet të shkaktojë një llogaritje të gabuar në Kremlin duke dhënë përshtypjen se Moska mund të ketë një shans për të fituar, sepse aleanca nuk është e përgatitur, paralajmëroi ai.

“Ne duhet të jemi përpara kurbës. Ne duhet ta përgatisim teatrin shumë përpara se të thirret neni 5”, tha ai, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila efektivisht e vë aleancën në luftë.

Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s (JSEC) filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. JSEC ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në aleancën krahu lindor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika