Kremtimi i Krishtlindjes, mesha kryesore mbahet në Katedralen në Prishtinë

Të hënën nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë

Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht.

Ajo pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Jezusit sjell mrekullinë e mishërimit: Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm. Por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në fakt, ne duhet të mësojmë të shohim në çdo lindje, si një premtim për të shpëtuar botën nga brutaliteti dhe dhuna e vdekjes. Lindja nuk është thjesht një ngjarje natyrore që i përgjigjet ligjeve universale të jetës.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë sot pritje nga ora 18:00 në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të vijnë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës, artit dhe miq e dashamirë.

Në orën 23:30 nis programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjat deri në mesnatë. Në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheqë Imzot Dodë Gjergji.

Të hënën nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika