“Krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera jonë unike e përbashkët kombëtare”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Kingji kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz. Sipas Mehajt “dhimbja, krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera jonë unike e përbashkët kombëtare”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Kingji





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Kingji, të martën e 25 tetorit, kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz në nderim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Jasharajve Heroikë.

Kështu ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka theksuar se “dhimbja, krenaria dhe lavdia e Jasharajve është vlera jonë unike e përbashkët kombëtare”.

“Ishte emocion i veçantë kur së bashku me vëllain, gjeneral Kingjin nderuam sakrificën historike të kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të Jasharajve legjendarë. Të lavdishëm gjithmonë komandanti legjendar Adem Jashari, Jasharajt Heroikë dhe gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Kingji

Ndryshe, Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në nivel të shefave të mbrojtjes ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral Arben Kingjin me delegacionin e tij.

Mehaj ka njoftuar se në këtë takim i ka shprehur falënderimin për mbështetjen vëllazërore gjeneral Kingjit si vend anëtar i NATO-s.

“Ndër të tjera, e ritheksova edhe rëndësinë shumë të madhe për ne që ka mbështetja e ministrisë dhe forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi”, ka shkruar Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se gjeneral Arben Kingji e ka falënderuar për pritjen vëllazërore dhe për emocionet e përshtypjet e veçanta të vizitës me këtë rast.

“Ai na përgëzoi për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, duke konfirmuar angazhimin nga autoriteti dhe ekipi i tij, në mbështetjen e mëtejme për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shtuar Mehaj.

Mehaj ka theksuar se me gjeneral Arben Kingji kanë konfirmuar angazhimin dhe përkushtimin maksimal për të realizuar objektivat ndërshtetërore në planin ushtarak edhe në të ardhmen.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika