Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, së bashku me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të premten kanë udhëtuar për në Ukrainë për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Presim me padurim për në Kiev,” ka shkruar von der Leyen në Twitter, që shfaqet afër një stacioni të trenit me ngjyra ukrainase, e shoqëruar nga Borrell dhe kryeministri sllovak Eduard Heger.
Ndërsa, Borrell ka shkruar “Duke shkuar në Kiev” në postimin e tij në twitter të shoqëruar me një fotografi të dy zyrtarëve të BE-së.
Looking forward to Kyiv.@JosepBorrellF @eduardheger pic.twitter.com/YFAgGr5Tlc
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 8, 2022
Heger ka treguar se të tre janë tashmë në Ukrainë dhe se qëllimi i vizitës së tyre është të diskutojnë propozimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën në krye presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin, Denys Shmyhal.
Ai ka shtuar se janë aty për të ofruar opsione për transportin e drithërave dhe të ketë progres në përdorimin e qendrës humanitare të Sllovakisë.
In #Ukraine w/ @vonderleyen & we'ready to discuss our proposals for helping 🇺🇦 w/ @ZelenskyyUa & @Denys_Shmyhal. To help getting #EU perspective by creating a #ReformTeam. To offer options for transporting #grains, incl.#wheat & to increase the use of 🇸🇰#HumanitarianHub. pic.twitter.com/qvm2cxJ9xV
— Eduard Heger (@eduardheger) April 8, 2022
Von der Leyen konfirmoi planet e saj për të vizituar kryeqytetin ukrainas të enjten, duke u thënë gazetarëve : “Dua të dërgoj një mesazh shumë të fortë të mbështetjes së palëkundur për popullin ukrainas dhe luftën e tij të guximshme për vlerat tona të përbashkëta.”
Ky udhëtim nga udhëheqësit e BE në Ukrainë, vjen një ditë pasi vendet anëtare ranë dakord për një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës.
Masat përfshijnë një embargo ndaj qymyrit rus, një ndalim të eksporteve në Rusi duke përfshirë mallra të teknologjisë së lartë deri në 10 miliardë euro, mbylljen e porteve të BE-së për anijet me flamur rus dhe kufizime të mëtejshme për bankat kryesore.
Udhëheqësit e Polonisë, Sllovenisë dhe Çekisë ishin të parët që bënë udhëtimin në Kiev më 15 mars për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën, e cila është sulmuar nga Rusia që nga 24 shkurti.
Udhëtimin e ka bërë edhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Von der Leyen dhe Borrell , të shtunën do të udhëtojnë më pas në Varshavë, Poloni, për të marrë pjesë në një ngjarje “Stand Up For Ukraine”, për popullin ukrainas.