Krerët e institucioneve kanë mbajtur takim për situatën në veri, opozita nuk merr pjesë

Në një komunikatë zyrtare, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me institucione të tjera të vendit në lidhje me situatën në veri. Po ashtu, në njoftim thuhet se kanë qenë të ftuar edhe liderët opozitarë, por ata kanë refuzuar të marrin pjesë

Qeveria e Republikës së Kosovës

Krerët e institucioneve të vendit, si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa ministra të tjerë kanë zhvilluar një takim të hënën për situatën e krijuar në Veri të vendit.

Ky takim, sipas njoftimit, është mbajtur për t’u koordinuar në mes vete.

“Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në këtë takim kanë qenë të ftuar edhe liderët e partive opozitare të vendit, por ata nuk kanë marrë pjesë.

Megjithëkëtë, sipas komunikatës, institucionet e vendit do të vazhdojnë të kenë kontakte të rregullta me opozitën për cështjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës.

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional. Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik”, thuhet më tej në komunikatë.

Ndërkaq, me kërkesën e ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet me targa dhe për dokumente të indentifikimi deri në datën një shtator. Ndërkaq, të hënën janë larguar të gjitha barrikadat e vendosura në pikat kufitare të veriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika