Krerët e shtetit shkojnë në Kullën e Jasharëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti kanë shkuar për vizitë në oden e Jasharve, ku aty u priten nga Rifat Jashari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, kanë shkuar për vizitë në odën e Jasharëve, ku aty u priten nga Rifat Jashari.

Ndryshe, Osmani, me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se kjo epope është e krenarisë së popullit që ka rikthyer dinjitetin e shtetit dhe simbolizon lirinë që e gëzon sot vendi.

Teksa ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e para e vendit ka thënë se kryekomandanti Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia.

“Sot jemi këtu së bashku që sërish në emër të popullit të shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe përkujtimin tonë të përjetshëm për kryekomandantin Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari, të cilët personifikojnë sakrificën më të lartë njerëzore që ka njohur historia jonë, epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë, që ka rikthyer dinjitetin e shtetit tonë, epope që simbolizon lirinë që e gëzojmë sot”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se ka fëmijë që vijnë në Prekaz për vizitë jo vetëm për të mësuar për historinë, por për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari.

Kurse, Konjuca ka thënë se për sa kohë të ketë popull shqiptar dhe sa të ekzistojë kombi ynë, Prekazi historik do të jetë vend jo vetëm vend i përkuljes, por edhe i frymëzimit dhe patriotizmit se si mbrohet vendi dhe si ushqehet liria.

“Nderimet ndaj sakrificës së familjes Jashari, në gjithë historinë tonë së bashku me luftërat e lavdishme të Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit, Sakrifica e Jasharëve dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijën tonë Kombëtare. Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nga të gjitha anët e botës vijnë dhe përkulen para varrit të bacit Shaban, Ademit e Hamzës dhe gjithë familjarëve të cilët u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, kombi ynë për sa të ekzistojë gjithmonë do të jetë një vend jo vetëm që të përkulemi, por vazhdimisht gjejmë frymëzim dhe patriotizëm se si të mbrohet vendi dhe se si të ushqehet liria. Lavdi”, ka shtuar Konjufca.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se të gjithë dhe secili duhet ta vizitojë Prekazin heroik e historik që të mos harrohet e kaluara dhe të mos devijohet rruga drejt së ardhmes.

“Në Prekazin heroik dhe historik kthehemi dhe rikthehemi që të kujtojmë dhe përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë të cilën e gëzojmë. Të gjithë dhe secili duhet të vijë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë. Që të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica, vetëmohimi i Jasharajve është Epopeja e UÇK-së në themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhimbje e krenari, por edhe besë e shpresë për shtetin dhe popullin tonë”, u shpreh Kurti.

Ai ka shprehur falënderim e mirënjohje ndaj familjes Jashari për vetëmohimin e sakrificën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika