Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca sot do të jenë për homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet, Osmani, Konjufca e Kurti, pritet t’i fillojnë nga ora 10:00.
Kjo do të bëhet në nderim të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).