Krerët e shtetit takojnë ambasadorët e QUINT-it: Vettingu, parakusht për sundimin e ligjit

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë pritur në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani,  kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të diskutuar rreth procesit të vetingut dhe rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit.

Në takim është diskutuar bashkërendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet e QUINT-it dhe BE-së rreth procesit të vetingut në Kosovë.

Kjo, sipas tyre për të garantuar sistem të drejtësisë me integritet të lartë, profesionalizëm dhe efikasistet, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve për drejtësi.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, liderët instititucionalë përcollën mesazhe mbi rëndësinë e patjetërsueshme dhe jetike për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vetingut.

Gjithashtu, ata përsëritën përkushtimin e institucioneve të Kosovës që ky proces të ndërtohet dhe zbatohet duke i respektuar standardet më të larta evropiane, të cilat garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve të drejtësisë, dhe për të cilat Kosova ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias.

Vettingu është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Vettingu, nënkupton kontrollin e vazhdueshëm të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim që të vlerësohet dhe garantohet përshtatshmëria e tyre për të qenë pjesë e sistemit.

Vetingu nuk ngërthen në vetvete edhe kontrollin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, përveç rasteve kur perfomanca e tyre e dobët është indikator i integritetit të cenuar apo të cenueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Albulena Haxhiu

Po ashtu, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se në mungesë të vettingut nuk do mund të ndërmirren veprime serioze në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika