Krerët e shtetit urojnë 16-vjetorin e Pavarësisë: Republikën e ndërtuam me ndihmën e aleatëve

Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë uruar qytetarët teksa para objektit të qeverisë është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

Para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, dhe gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

FOTO:EO

Me këtë rast, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë uruar qytetarët në nder të kësaj dite.

Osmani e Kurti në urimet e tyre janë shprehur falënderues edhe ndaj aleatëve ndërkombëtarë “që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – Republikë e Kosovës”.

Presidentja Osmani tha se sot shënohet arritja më e madhe historike e vendit dhe në këto 16-vjet Kosova ka bërë hapa shumë të rëndësishëm.

“Sot shënojmë arritjen më të madhe historike të vendit tonë dhe këto 16 vjet të shtetit tonë Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, të vendosur për të treguar para botës, jo vetëm që e ka merituar lirinë e saj, por është kontribuese e paqes edhe përtej kufijve të saj”, ka thënë Osmani.

Në këtë ditë, ajo ka përkujtuar dëshmorët, martirët dhe të gjithë ata që sakrifikuan e flijuan jetën për këtë ditë.

Ajo ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e pastërt të UÇK-së.

“Në këtë ditë kujtojmë vizionin e arkitetit të pavarësisë, Ibrahim Rugova, trimërinë e pashembullt të familjes Jashari dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Në këtë ditë e ngritëm flamurin e Republikës sonë, dita e Pavarësisë, dita më e rëndësishme e vendit tonë, ka vijuar ajo.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ky 16-vjetor e zë Kosovën me pasaportën e saj të fuqishme si asnjëherë më parë, që qytetarët të lëvizin lirshëm në 35 vende.

Sipas Kurtit, Republika e Kosovës asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, më e sigurt, e lirë dhe demokratike më aspektin e sigurisë, ekonomik e demokratik.

Ai i është bashkëngjitur urimit të presidentes duke ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e pastërt të UÇK-së.

“Republika e Kosovës në aspektin e sigurisë, ekonomik e demokratik asnjëherë nuk ka qenë kaq e fortë, më e sigurt, e lirë dhe demokratike. I bashkëngjitem përkujtimit të presidentes dhe kryeparlamentarit, për ata të cilët u flijuan e sakrifikuan, punuan, angazhuan për Republikën e Kosovës, për pavarësinë tonë duke i përkujtuar ata ne i përkujtojmë vetes cfarë cmimi të lartë kemi paguar për të qenë këtu por njëkohësisht edhe rrugën që do ta vazhdojmë drejt integrimit. Kemi mbështetjen e aleatëve për të cilët jemi falënderues gjithmonë. Të arriturat i mbrojmë, sfidat i tejkalojmë, sukseset i shtojmë bashkë.Gëzuar”, ka deklaruar Kurti.

Ndërsa kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka theksuar se kjo ditë shkon për dëshmorët dhe martirët e të gjithë ata veprimtarë e aktivistë që nuk kursyen asgjë që shteti i Kosovës të krijohet.

“Kjo ditë shkon për dëshmorët dhe martirët e vendit tonë, veprimtarë e aktivistë që nuk kursyen asgjë që shteti jonë të krijohet”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika