Krerët institucionalë bëjnë nderime te Monumenti “Heroinat” dhe ai i policëve të rënë në detyrë

FOTO:EO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vazhduar me nderime për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht, ata bënë nderime te Monumenti “Heroinat” e më pastaj vazhduan për nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë.

Në këto nderime ka marrë pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë.

Krerët e shtetit në urimet e tyre në 16-vjetorin e pavarësisë janë shprehur falënderues edhe ndaj aleatëve ndërkombëtarë “që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – Republikë e Kosovës”.

Krerët e shtetit urojnë 16-vjetorin e Pavarësisë: Republikën e ndërtuam me ndihmën e aleatëve

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika