Kreshnik Gashi: Kurti e Sveçla e kanë kthy n’punë policin që i ka ikë prej dore Milan Radoiçiqi

Kreshink Gashi nga BIR-n ka thënë se Qeveria e Kurtit e ka rikthyer në punë rreshterin e policisë i cili e ka lëshu në pikën kufitare Milan Radojçiqin.

Këtë deklarim ai e ka bërë duke iu referuar deklaratës së kryeministri Albin Kurti i cili ka akuzuar prokurorin Blerim Isufaj për heqje të fletarrestit ndaj Milan Radojçiqit.

“Na nuk mund të lejojmë të bëhet kurrë kryeprokurorë dikush që ia ka hek Milan Radojçiqit urdhërarrestin”, ka thënë Kurti gjatë një interviste në RTK.

Gfashi ka thënë se “kta[qeveria] e kanë kthy në punë policin i cili e ka lëshu në pikë kufitare Milan Radojçiqin. Qeveria e Kosovës në mandatin e Albin Kurtit, është kthy rreshteri i policisë të cilit i ka ik prej dore Milan Radojçiqi, është kthy në punë në mandatin e Xhelal Sfeçlës…rreshteri është kthy në punë me vendim. Nëse ky ja ka hek fletarrestin, qaj që e ka lshu masi iu ka aktivizu fletarresti është kthy në punë. Pra, përgjegjësia për ikjen e Milan Radojçiqit prej Kosovës është edhe te rrestheri, ai është serb…e kemi publiku filmimin qysh Milani ik prej pikës kufitare edhe ai zotnia i cili e lejon me ik, i cili nuk e nxjerr armën, nuk tenton me nal kthehet në punë sepse paska bo boll për me nal, ka tentu nuk i ka mar krejt masat”.

“Pra, nëse na e kemi kthy në punë njerin i cili e ka lan me ik, pse po i lypim përgjegjësi edhe këtij tjetrit që ja paska tërhek, masnej apet ja ka lshu [fletarrestin]”, ka thënë Gashi në Debat Plus në Dukagjin.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika