Kreu i ASK-së: Pjesëmarrja në regjistrim të popullsisë është obligim ligjor

Sipas Kastratit kreut të ASK-së, pjesëmarrja në regjistrim përveç që është obligim qytetar njëherit është edhe obligim ligjor

Regjistrimi i popullsisë, obligim ligjor

Avni Kastrati, ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Sipas Kastratit, pjesëmarrja në regjistrim përveç që është obligim qytetar njëherit është edhe obligim ligjor.

“Regjistrimi i popullsisë është një e mirë publike që u shërben pothuajse të gjithë shfrytëzuesve në forma të ndryshme. Pjesëmarrja në regjistrim përveç që është obligim qytetar njëherit është edhe obligim ligjor”, ka thënë Kastrati.

Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.

“Regjistrimi i popullsisë do të realizohet përmes tabletëve ku regjistruesit do të vizitojnë ekonomitë familjare. Pra, ata do të trokasin në çdo derë dhe do të kërkojnë nga anëtarët e ekonomive familjare që të përgjigjen në pyetje të zakonshme”, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika