Kreu i KGJK-së: Nëse ulen pagat, gjyqësori do t’i shikojë mundësitë që çështjen ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se në rast se me Ligjin për paga parashihet ulja e pagave për gjyqtarët, ekziston mundësia që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, vazhdimisht ka pasur përpjekje për t’i ulur pagat e gjyqtarëve.

“KGJK do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese nëse në Ligjin e pagave do të ketë zbritje për pagat e gjyqtarëve. Nuk mund të ketë ulje të pagave të gjyqtarëve sepse janë legjitimuar pagat me ligj e vendim. Për fat të keq, deri më tani nuk ka pasur një refeksion të Avokatit të Popullit”, ka thënë ai, shkruan KP.

“Gjyqësori do t’i shikojë të gjitha mundësitë kushtetuese për ta ndjekur çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi ai.

Zogaj, po ashtu, ka folur edhe për reagimet e ekzekutivit karshi gjyqesorit, të cilat i quan të papranueshme dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

“Ndërhyrjet e qeverisë përmes interpretimit të vendimeve të gjyqësorit, nuk janë ta pazakonta, kemi në mënyrë të përsëritur. Kjo është një situatë e papranueshme, është një ndërhyrje direkte në punën e gjykatave, paramendojeni në një vend demokratik kryeministri interesohet për emrin e gjyqtarit që vendos për një çështje gjyqësore, është absurde dhe e papranueshme”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ai ka konfirmuar se gjatë shkurtit do të vendosin për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë.

Ai ka theksuar se atyre u është pezulluar paga, ndërsa kanë filluar edhe procedurat disiplinore ndaj atyre që ishin të përfshirë në aktivitet politike.

“Të gjithë gjyqtarët janë paguar vetëm për ditët që kanë punuar, janë pezulluar pagat e tyre, ky ka qenë hapi i parë. Nuk mund të shpalim vende të lira për zëvendësimin e gjyqtarëve pa aprovuar dorëheqjet e tyre, do të kemi fillimisht procesin e dorëheqjeve pastaj zëvendësimin e tyre, shtimi i kapaciteteve nuk nënkupton se janë zëvendësuar gjyqtarët. Besoj që do të trajtohen gjatë muajit shkurt, sepse janari është muaj i intervistave për gjyqtarët e rinj në KGJK”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka potencuar se sfidë për këtë institucion vazhdon të jetë cilësia dhe kthimi i besimit në gjyqësor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika