Kreu i PD-së, Berisha fton qytetarët në protestë të enjten

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë të enjten para parlamentit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë të enjten e 16 shkurtit para parlamentit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit.

“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shpërndarë dhe një video nga protesta e mbajtur këtë të hënë para parlamentit.

“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat sesa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër do të duhet t’u marrin leje ju”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika