Kreu i ri i KE-së: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor – një mjet i fuqishëm për paqen

Presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian, Antnnio Costa, ka komentuar rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve lindorë, duke e quajtur këtë proces një mjet të fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin.

Antonio Costa, presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian, ka theksuar rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve lindorë.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës me presidentin në largim, Charles Michel, Costa e përshkroi këtë proces si një mjet të fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.

“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë lindorë është një mjet i fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin – dhe një imperativ gjeopolitik. Si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt – pa afate kohore artificiale, por edhe pa pengesa të panevojshme”, ka thënë Costa.

E më 3 dhjetor Costa do t’i pres liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim nga Kosova ishte e ftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithatë, për shkak të një agjende të ngjeshur dhe një vizite shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, Osmani nuk do të mund të marrë pjesë.

Shkaku i vizitës në Brunei, Osmani s’merr pjesë në takimin e shefit të ri të KE-së

Këshilltari për media i presidentes, Bkim Kupina, para disa ditësh, ka njoftuar se ftesa është deleguar tek institucionet e tjera të vendit.

“Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel. Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë”, kishte njoftuar Kupina, për Dukagjinin.

Pavarësisht mungesës në takimin e 3 dhjetorit, Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor, dhe për këtë arsye ka planifikuar një vizitë në Bruksel më 4 dhjetor. Aty, Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Costa.

Ndërkaq, sa i përket takimit të 3 dhjetorit, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirë ka raportuar para disa ditësh se, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika