Kreu i “Wagner” refuzon ofertën për t’iu bashkuar ushtrisë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeniy Prigozhin, ka refuzuar një ofertë për luftëtarët e tij për të shërbyer si njësi në ushtrinë ruse

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe shefi i "Wagner", Yevgeny Prigozhin

Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeniy Prigozhin, ka refuzuar një ofertë për luftëtarët e tij për të shërbyer si njësi në ushtrinë ruse, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se përgjigja e Prigozhin ishte “djemtë nuk pajtohen me këtë vendim”, shkruan BBC.

Në intervistën e së enjtes Putin theksoi se 35 komandantë të Wagner, përfshirë Prigozhin, kishin qenë të pranishëm në takimin e Kremlinit më 29 qershor. Duke shtuar se ai u kishte ofruar atyre disa “opsione punësimi”.

“Shumë [luftëtarë të Wagnerit] po tundnin kokën kur po e thosha këtë. Dhe Prigozhin, i cili ishte ulur përballë dhe nuk i pa të gjitha këto, pasi dëgjoi tha: Jo, djemtë nuk janë dakord me këtë vendim”, ka shtuar Putin.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika