Krevati ku fjeti Ronaldo do të shitet në ankand me çmimin fillestar prej 5000 euro

Krevati i hotelit në të cilin ka fjetur Cristiano Ronaldo gjatë vizitës së Portugalisë në Slloveni do të shitet në ankand, me ofertën e hapur për 5000 euro, paratë do të shkojnë për bamirësi

Hoteli Grand Plaza, në bashkëpunim me kompaninë mediatike POP TV , ka njoftuar se do të nxjerrin në ankand shtratin e Ronaldos, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Në një deklaratë thuhet se “Meqenëse kjo ishte një ngjarje mjaft e veçantë dhe unike, ne vendosëm të përgatisim një surprizë unike në të cilën të gjithë fansat mund të marrin pjesë. Nuk e dimë se kur do të kemi mundësinë ta presim sërish Ronaldon në Slloveni. Në një ankand special, ne do të ofrojmë shtratin në të cilin ka fjetur ylli Cristiano Ronaldo në shtëpinë tonë.”

Kështu duke uruar fat të gjithëve dhe pjesëmarrje të suksesshme në event.

Krevati në hotelin Grand Plaza

Çmimi fillestar për shtratin në fjalë do të jetë 5,000 euro, njofton Goal.

Por kjo shifër ka të ngjarë të rritet me shpejtësi pasi legjioni besnik i ndjekësve të Ronaldos lufton për të drejtën për të kërkuar pronësinë e mobiljeve që janë përdorur nga një prej lojtarëve më të mëdhenj.

Krevati i hotelit në të cilin ka fjetur Cristiano Ronaldo gjatë vizitës së Portugalisë në Slloveni do të shitet në ankand, me ofertën e hapur për 5000 euro.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika