I ka bashkuar në një tryezë, pasioni që kanë për krijimin e pijeve e të nevojshme e kanë parë edhe krijimin e një adrese të përbashkët.
Shoqata e banakierëve të Kosovës tanimë do jetë e hapur për secilin të pasionuar në krijimin e pijeve.
E mesazhe me këtë rast dha edhe njëri ndër themeluesit e saj.
“Mendoj që duhemi me ec tonë bashkë dhe të vazhdojmë ta vetëdijësojmë njëri-tjetrin dhe të ngritemi profesionalisht në punën tonë”, tha Ideal Tafarshiku, kryetar i shoqatës.
Tanimë, shoqatën e pret anëtarësimi në “International Bartenders Association”.
E me këtë rast, për disa qe e parëndësishme distanca.
“Mesazhi im për barnentërt e rinj si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri është që të përkushtohen sa më shumë, të jenë sa më ë kualifikuar të marrin trajnime sa më shpesh, ta njohin industrinë se ku shkon industria e pijes por edhe e pijes në botë edhe ne të japim më të mirën duke përfaqësuar shtetin, kombin dhe profesionin tonë”, tha Klantino Goga, president i shoqatës së banakierëve të Shqipërisë.
Shoqata e Banakierëve të Kosovës ka premtuar të jetë e përkushtuar në rritjen e standardeve dhe profesionalizmit në industrinë e këtyre shërbimeve në Kosovë.