51-vjeçari me origjinë shqiptare vrau me thikë gruan e tij në Zakynthos

51-vjeçari me origjinë shqiptare vrau me thikë gruan e tij, mbrëmjen e 31 korrikut

Autori i ngjarjes para se ta vriste gruan e tij, ishte në kërkim të policisë pasi bashkëshortja e kishte denoncuar në polici për rrahje mizore.

E gjithë krimi ndodhi brenda një ore.

Burri së pari brutalizoi duke e rrahur gruan pa mëshirë, gruaja e paditi, dhe pas një ore ndodhi vrasja.

Gjithashtu, më 18 qershor burri brutal ishtë në paraburgim për veprën penale “rrahje mizore”, ndaj gruas së tij.

Prokuroria kishte dhënë kushtin kufizues për të mos iu afruar shtëpisë në 100 metra.

Por, bashkëshortja e tij kishte treguar mëshirë për burrin duke e kthyer prapë në shtëpi. Ky vendim i saj i kushtoi me jetë.

Ngjarjen e kishin vërejtur edhe fqinjët, madje njëri nga fqinjët është deklaruar se, “ Shqiptari e kap për flokësh dhe e tërheq zvarrë në ballkon duke bërtitur “Do të të vras”,”.

“Ai e rreh ashpër dhe kur gruaja lufton për t’i shpëtuar jetën, 51-vjeçari merr thikën e kuzhinës, fillon ta godasë me tërbim në qafë dhe gjoks dhe i “merr” jetën. Pas aktit të tij ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm arrestohet”, raportoi Protothema,gr.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika