“Krimi është ende gjallë”, vetëm një serb i dënuar për krimet e bëra në Krushë të Madhe

Selami Hoti, një ndër familjarët që humbi babanë, trupi i të cilit ende nuk është gjetur, ka thënë se, janë edhe dhjetëra familje që pësuan në këtë masakër shkaku se “Serbisë i kanë penguar si shqiptarë”.

Familja e Hotit i ka humbur edhe dy djem në këtë masakër. Selami Hoti – njëherësh kryetar i Krushës së Madhe, ka thënë se vetëm një serb është dënuar për krimet e bëra.

“Krimi është ende gjallë. Kjo ditë ngjall emocionin e asaj se çfarë ka ndodhur në këtë fshat, ku mbetën të vrarë 241 njerëz dhe trupat e mbi 60 viktimave ende nuk janë gjetur”, ka thënë Hoti për RTV Dukagjini.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani është marrë vetëm një vendim mbi një të dyshuar për krime lufte, i cili është dënuar me disa vite burgim, por, që sipas kryetarit Hoti, dënimi i tij “është qesharak”.

“Fatkeqësisht, askush deri më tani nuk është dënuar për këtë krim, nga dy rastet dyshohet se është marrë njëri,menjëherë, pas lufte, Sava Matiç, ndërsa tani Darko Tasiç”.

“I pari nuk është dënuar fare ndërsa ky i dyti ka marrë një vendim njëherë 22 vjet, pastaj Gjykata e Apelit e ka përgjysmuar atë dënim në 11 vjet edhe përkundër që kemi bërë ankesë, ai dënohet për krimin që e ka bërë në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, vetëm me 11 vjet”, ka thënë ai.

22 vjet më parë, pikërisht, me 25 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, ka nisur një ndër masakrat më të mëdha të shkaktuara nga regjimi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nga kjo ngjarje shumë nëna kanë humbur fëmijët e tyre, e shumë fëmijë janë ndarë nga prindërit duke mbetur të vetmuar.

“Shtatë familje kanë mbetur pa trashëgimtarë, shtatë fëmijë janë vrarë, disa gra të vrara të moshave të ndryshme, njëra nga të cilat ishte edhe shtatzënë, dhe 510 fëmijë kanë mbetur bonjakë”, ka treguar ai.

Duke e kujtuar atë ditë, Hoti ka thënë se, gjatë asaj kohe kur ka ndodhur masakra nuk ishte në fshat, dhe sipas tij, edhe atë do ta priste i njëjti fat ashtu sikur familjarët dhe bashkëfshatarët e tij.

“Ndoshta edhe unë do të isha një numër më shumë në listën e të vrarëve”, ka shtuar ai.

Lufta e vitit 1999 në Kosovë, e në veçanti në këtë fshat, ka lënë dëme të mëdha sepse serbët nuk janë mjaftuar vetëm me gjenocid, ata kanë vazhduar edhe me djegien dhe shkatërrimin e shtëpive.

“Fshati mundohet të mbijetojë, por, akoma krimet e luftës janë të prekshme, akoma mund të shihen, dhe ne si familjarë çdo ditë i përjetojmë ato, sepse ka një numër të madh të njerëzve të vrarë, është një numër i madh i shtëpive të djegura, afër 800 prej tyre”, është shprehur Hoti.

Përveç kësaj, ka edhe shumë dëme të tjera materiale si humbja apo djegia e bagëtive, gjegjësisht, kafshëve, por, mbi të gjitha “ajo çfarë është problem, është se, akoma kemi njerëz të zhdukur për të cilët fati i tyre nuk dihet”.

Pas luftës ka pasur shoqata të cilat kanë operuar në tërë Kosovën e po ashtu, edhe në Krushë të Madhe, të cilat janë munduar të investojnë, mirëpo, për shkak të dëmeve të mëdha nuk kanë arritur ta restaurojnë fshatin në tërësi.

“Barra përsëri u ka mbetur familjarëve, por, gjithashtu, edhe me kalimin e viteve edhe qeveritë lokale dhe qendrore kanë bërë investime të ndryshme qoftë në infrastrukturë apo në pjesë të tjera, por, ka akoma nevoja shumë të mëdha”, ka thënë Hoti.

Megjithatë, sipas Hotit, kjo ditë mbetet e rëndë për familjarët e prekur nga kjo ngjarje.

“Ditë e vështirë për ne si familjarë, por, ja që kishin një fat të tillë dhe tani duhet të mos ndalojmë e të ecim përpara”, ka përfunduar Hoti.

Masakra e Krushës së Madhe konsiderohet njëra ndër më të mëdhatë që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

 

Në marsin e vitit 1999, në këtë fshat të Rahovecit, forcat serbe kanë vrarë 241 njerëz, ku trupat e mbi 60 viktimave ende janë të zhdukur.

Në mes tyre, shtatë fëmijë janë vrarë, nga gratë e vrara, njëra, ishte shtatzënë dhe 510 fëmijë kanë mbetur bonjakë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika