Krimi mizor, kthehet në rigjykim rasti për vrasjen e Marigona Osmanit

Nga burgimi i përjetshëm tani Dardan Krivaqa si i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit në gushtin e 2021-ës, tani mbetet vetëm në paraburgim bashkë me shokun e tij Arbër Sejdiu. Kjo pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast, duke dhënë disa arsye për këtë vendim.

Krim i rëndë ishte raportuar në mëngjesin e 22 gushtit e 2021-ës.

Margona Osmani vetëm 18 vjecare ishte vrarë në mënyrën më mizore. E I dyshuari kryesor doli të jetë i dashuri i saj, Dardan Krivaqa që u ndihmua edhe nga shoku i tij Arbër Sejdiu.

Ata u arrestuan e u dërguan në burg. Për Kirvaqën në gushtin e vitit të kaluar gjykata themelore e Ferizjat  e dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa Sejdiun me 15 vjet burgim.

Por këtë vendim, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

Në njoftimin e Apelit të premten thuhet se Krivaqa dhe Sejdiu do të mbeten në paraburgim, deri në një vendim tjetër nga ana e gjykatës së shkallës së parë.

Apeli ka gjetur një sërë shkeljes nga themelorja e Ferizajt.

Gjykata e Apelit  thuhet se “Apelit ka gjetur se shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale konsistojnë në faktin se dispozitivi I dhe II i aktgjykimit të ankimuar është i pa qartë, i pa kuptueshëm dhe jo në harmoni me dispozitat ligjore të cilët formojnë elementet e veprave penale për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtor, për të akuzuarin e parë i referohet privimit nga jeta të personit tjetër në mënyrë mizore apo dinake dhe jo për motive xhelozie, ndërsa përkitazi me pikën 1.4 të nenit 173 të KPRK, kolegji gjykues i shkallës së dytë ka theksuar se një rrethanë e tillë duhet të vërtetohet nga ekspertet e fushës përkatëse, e që në rastin konkret nuk është bërë nga ana e gjykatës së shkallës së pare”.

Ndërsa sa i përket të akuzuarit Arbër Sejdiut, Apeli ka vlerësuar se në raport me veprën penale nuk janë dhënë arsye të qarta dhe konkrete nëse veprimet e tij  janë në pajtueshmëri me tiparet e veprës penale për të cilën i njëjti është shpallur fajtor.

Mirëpo, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se mundësinë e rikthimit të rastit në rigjykim e kanë paralajmëruar më herët.

Flamur Gashi – IKD ka deklaruar se “Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika