“Kriminaliteti në rritje” – Rrecaj kërkon masa urgjente pas vrasjes së policit Lika

Ish-polici dhe tani avokati, Visar Rrecaj, ka komentuar vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si një tregues alarmant të rritjes së kriminalitetit në Kosovë.

Në FIVE të Dukagjinit, Rrecaj theksoi se vrasjet e policëve kanë qenë raste të rralla në vend, por ky sulm i fundit, i kryer me paramendim dhe në hyrjen e banesës së viktimës, dëshmon për një përshkallëzim të situatës së sigurisë.

“Edhe si shoqëri kemi kaluar në nivel tjetër të kriminalitetit sepse deri më tani kanë qenë raste të rralla vrasjet e Policëve. Në mënyrë kështu me paramendim, sepse shihje në hyrjen e banesës dhe është përveç se një pritë…”, ka thënë Rrecaj.

Ai theksoi se, pavarësisht situatës aktuale politike në vend, institucionet e sigurisë duhet të veprojnë menjëherë për të ndaluar rritjen e kriminalitetit. Sipas tij, një strategji kombëtare për sigurinë është e domosdoshme, e shoqëruar me ndryshime ligjore.

“Është momenti i fundit që shteti të reagojë me të gjithë mekanizmat e vet. Tani për tani nuk kemi as qeveri e as Kuvend, mirëpo mendoj që në asketin profesional të siguri duhet të krijohet një strategji kombëtare. Së bashku me një ndryshim rrënjësor të ligjit. Në këtë rast mendoj q do të duhej të kthej ligji i amnistisë për një periudhë një vjeçare sa i përket armëve, për t’i stimuluar qytetarët edhe me stimulin financiar, që ato brenda një viti të dorëzohen”, ka shtuar Rrecaj.

Nuk dihet ende motivi, s’ka të arrestuar

Ndërkaq gjatë ditës. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se rreshteri Lika u vra të martën në mbrëmje në Kaçanik nga dy persona ende të paidentifikuar.

Në një konferencë për media, kryeprokurori Burim Çerkini bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe se motivi mbetet i panjohur.

“Deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale… Ne nuk e dimë as arsyen apo edhe  motivin që ka çuar deri në kët rast…”, ka thënë Çerkini.

Sipas Prokurorisë, rreshteri Lika u qëllua në shkallët e ndërtesës ku jetonte, në momentin kur po kthehej nga puna. Autorët e dyshuar u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes në këmbë.

“Nga persona të pa njohur është vrarë rreshteri Muhamet Lika. I njëjti në kohën kur ka ndodh rasti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e shkuarjes në banesën e  tij, në shkallët e ndërtesës nga persona të panjohur është qëlluar dhe nga plagët nga ndërruar jetë.

Nga provat materiale shihet aktin e kanë kryer dy persona e që largohen nga vendi i ngjarjes…

Janë ndërmarre shumë veprimet hetimore nga Policia; janë interesuar shume perosna, dëshmitarë, persona që mund të japin ndonjë infomartë të rëndësishme, e që do të na shpi ne zgjedhjen e kësaj çështje. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e të gjitha provave materiale që do të na bëjnë punën më të lehtë në këtë çështje penale…”, ka shtuar kryeprokurori.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që vrasja të ketë ndodhur si pasojë e një grabitjeje

“E përjashtojmë mundësinë që vrasja e policit të ketë rrjedhur si pasojë e një grabitjeje”, ka theksuar Çerkini.

Prokurori i rastit, Ismet Rrahmani, ka dhënë më shumë detaje mbi vrasjen, duke thënë se viktima ka marrë vetëm një goditje të thellë në trup dhe se nuk ka pasur jelek anti-plumb të veshur në momentin e sulmit.

“Viktima e ka marrë vetëm një goditje të thellë në trup, ai nuk ka pasur jelek anti-plumb të veshur”, ka thënë Rrahmani.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika