“Krisje” mes Kurtit e Osmanit? – Presidenca nuk e përkrah letrën drejtuar KiE-së

Presidenca e Kosovës ka deklaruar se nuk është konsultuar apo koordinuar me Qeverinë e Kosovës për një letër të dërguar Këshillit të Evropës. Presidentja Vjosa Osmani nuk e përkrah këtë letër pasi nuk është konsultuar paraprakisht me të.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Presidenca e Kosovës ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar dhe konsultuar në lidhje me letër që ia kanë adresuar Këshillit të Evropës.

Në një përgjigje për Dukagjinin nga Presidenca kanë bërë të ditur se përkrahin qëndrime dhe veprime që janë të konsultuara dhe të koordinuara paraprakisht me ta.

Dhe kjo letër e Qeverisë, nuk është konsultuar më herët me presidenten, Vjosa Osmani, dhe rrjedhimisht nuk merr përkrahjen e shefes së shtetit.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, ka thënë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, për Dukagjinin.

Gjatë mëngjesit të së enjtes u bë e ditur se Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ia ka adresuar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draftstatut për Asociacionin.

Gërvalla, në atë letër është zotuar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit, duke theksuar se Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin dhe se shpreson se zotimi i saj të përmbushet.

E hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në KiE, kishin kërkuar Franca, Gjermania e Italia. Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetueses i draftstatutit të përpiluar nga evropianët, por u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, dhe u refuzua.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika