Kritika ndaj anëtareve të zgjedhur të Këshillit Drejtues të UP-së

Zgjedhja e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ka ngjallur reagime të shumta. Organizata ORCA që e ka monitoruar këtë proces thotë se dy nga të zgjedhurit janë plagjiator dhe të afërt me pushtetin. Madje janë ngritur dyshime për ndërhyrje politike me qëllimin që rektor i ri të zgjidhet dikush që është i afërt me partinë në pushtet

Ilustrim

Mandatin si student senator, Arbër Gecaj e kishte deri me datën 1 tetor të këtij viti.

Mirëpo, pjesëmarrja në mbledhjen e senatit të Universitetit të Prishtinës, për zgjedhjen e Këshillit Drejtues të ri, i’u pamundësua gjatë se premtes.

Gecaj thotë se, një ditë para votimit, ushtruesi i detyrës së sekretarit të UP-së, ka nxjerrë një vendim, në të cilin thuhej se senatorët e rinj kanë të drejtë të marrin pjesë, ndonëse ende nuk u ka filluar mandati.

Krejt këtë ai e cilëson si të jashtëligjshme.

“Na është mohuar e drejta, neve shtatë senatorëve studentë, që jemi pjesë e kësaj legjislature të senatit për të marrë pjesë në këtë votim. Kundërligjshem ka nxjerrë një aktvendim kundërligjor, ku sipas tij duhet të votojnë shtatë senatorët e rinj të cilët nga një tetori, sepse mandati i tyre fillon me një tetor, kurse neve na është mohuar e drejta e jonë. Dje me është pamundësuar që të futem në mbledhjen e sentatit, pasi emrin tim e kishin fshirë nga lista”, u shpreh përfaqësuesi i studentëve, Arbër Gecaj.

Arber Gecaj

Edhe pas kësaj situate, gjatë së premtes, senati i UP-së, zgjedhi Këshillin e ri drejtues.

Dibran Hoxha, nga Organizata ORCA e cila ka monitoruar procesin, thotë se njëri nga anëtarët e zgjedhur është plagjiator, ndërsa një tjetër ka afërsi me partinë në pushtet.

“Njëri është Selim Bezeraj, plagjiator i verifikuar dhe Rifat Krasniqi pa kurrfarë kredenciale akademike dhe shkencore. E gjithë kjo manovër i gjithë ky proces të dy këta emra janë shtyrë në saje të manovrave të flliqta dhe lojërave të flliqura që paritë politike dhe organizatat studentore të lidhura me këto parti politike po i bëjnë brenda universitetit”, ka thënë Dibran Hoxha.

Dibran Hoxha

Emrat e përzgjedhur në institucionin më të lartë të UP-së, nuk i kanë pëlqyer as ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo e ka quajtur procesin të dështuar.

Njohësja e Arsimit, Bardha Qirezi, ka ankesa për mos zgjedhjen e një anëtari nga komunitetet.

“Themi se Universiteti i Prishtinës nuk e ka përmbushur misionin e tij, për më tepër, nuk janë përzgjedhur asnjë anëtar të komunitetit akademik RAE dhe në këtë mënyrë nuk është përmbushur as parimin e diversitetit,” u shpreh Bardha Qirezi, Njohëse e Arsimit.

Bardha Qirezi

Këshillit Drejtues i Universitetit të Prishtinës përbehet nga pesë anëtarë dhe është organi kryesor qeverisës i Universitetit.

Zgjedhja e pesë anëtarëve të rinj u bë mes shumë akuzave brenda senatit e protesta të studentëve jashtë tij.

Ata kanë ngritur dyshime po ndërhyhet politikisht për të mundësuar në të ardhmen zgjedhjen e një rektori të afërt me pushtetin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika