Kritika paralele në mes ekzekutivit dhe pushtetit lokal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një kritikë për komunat e vendit duke thënë se ato po përdoren për t’i bërë opozitë qeverisë së tij. Por, me këtë qasje nuk po pajtohen kryetarët e komunave. Madje ka kritika për mosbashkëpunim nga vet Qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës

Komunat nuk pajtohen me kryeministrin Albin Kurti, i cili një ditë më parë tha se ato po përdoren për t’i bërë opozitën qeverisë së tij.

Kreu i Ekzekutivit pretendoi se kështu ka ndodhur në disa raste deri më tani.

Por, ky pretendim nuk qëndron, sipas kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Asnjë element nuk e gjen që unë e luaj rolin e opozitës madje as karshi qytetarëve. Unë jam kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim. Përditë komunikoj me qytetarë. E tash nëse shprehna me terminologji të mjekësisë unë jam një daltonist partiak”, ka thënë Idrizi.

Nga një kënd tjetër po e sheh situatën drejtuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Sipas tij, është ekzekutivi ai i cili po tenton t’i centralizojë kompetencat.

“Komunat janë duke I kryer punët e veta, kërkojnë dhe kanë kërkuar një bashkëpunim të sinqertë me nivelin qendror e jo të kemi këso probleme në nivelin qendror. Kemi moskoordinim, mosbashkëpunim dhe bashkëveprim të aktiviteteve. Tendenca e nivelit qendror është centralizimi I kompetencave, marrja e buxhetit, vendimmarrja pa konsulta me komunat”, ka deklaruar Sazan Ibrahimi, kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë tha se qeverisja lokale po përdoret për të bërë opozitë kundër nivelit qendror. Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i katërt ndërmjet Qeverisë dhe komunave, për të diskutuar bashkëpunimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika