Kritika të shumta për përmbajtjen e ligjit për Zyrtarët Publikë

Pas dërgimit në kushtetuese ligjin për Zyrtarët Publikë nga opozita, janë juristët të cilët besojnë që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj të njëjtin për shkak shkeljeve dhe pikave problematike të këtij ligji

Ligji për zyrtarët publik ani pse morri miratimin e deputetëve të pushtetit për të kaluar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, përmbajtja e tij po konsiderohet e papërshtatshme.

Pos, partive opozitare që e kritikuan ashpër dhe morrën veprime konkrete kundër këtij ligji, kritika po hedhin edhe juristët.

Sipas avokatit Florim Shefqeti brenda këtij ligji janë disa pika mjaftë prolematike.

Florim Shefqeti, avokat ka thënë se “Ajo që është mjaftë shqetësuese në aspektin ligjor dhe faktik është ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratave të punës e cila është e përcaktuar të jetë katër vjecare me mundësi  por brendaligjit ka mospërputhje se aty jepet mundësia e rikandidimit edhe për herë të tretë”.

Madje sipas tij, Gjykata Kushtetuese me shumë gjasë do e rrëzoj të njejtin.

Florim Shefqeti, avokat ka thënë se “Sipas njohurive tona profesionale në raport me analizën që i kemi bërë këtij ligji me aq shumë shkelje ne besojmë që ky ligj ka dispozita antikushtetuese”.

Në ndëkohë për përmajtjën e këtij ligji ka edhe avokati tjetër, Asdren Bytyqi. Sipas tij aty ka shkelje kushtetuese.

Asdren Bytyqi, avokat ka thënë se “Neni 9, 12, 46,99 i cili përkatësisht i kufizon shërbimin civil me mandate katër vjecar dhe nuk i jep të drejtën  e konsiderimit të saj si me mandat të përhershëm ngase shërbimi civil është shërbim I përhershëm”.

Ky dokument është miratuar vetëm nga deputetët e shumicës, pasiqë opozita e ka kundërshtuar.

Në të njëjtën periudhë kohoher është miratuar edhe ligji për pagat, që poashtu ka ngirutr shumë debate në publik, ndërsa koficientët për lartësinë e pagave ende nuk janë përcaktuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika