Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së vlerësohen vazhdimësi e ndërhyrjes në drejtësi

Kritikat e reja të kryeministrit Albin Kurti për mospunë të Prokurorisë Speciale në ndjekjen e krimeve të luftës, po konsiderohen si vazhdimësi e ndërhyrjeve të tij në drejtësi. Njohës të kësaj fushe thonë se kryeministri duhet të përkrah prokurorinë përmes buxhetit dhe ndryshimeve të nevojshme ligjore

Kritikat e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë Speciale për performancë të dobët nuk janë të rralla gjatë mandatit të tij.

Por këto të fundit lidhur me mosefikasitetin e Prokurorisë në ngritjen e aktakuzave për gjykim në mungesë për krimet e luftës, po vlerësohen si vazhdimësi e ndërhyrjeve të kryeministrit në drejtësi.

“Deklaratat e tilla janë qartazi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe kjo përcaktohet sipas Kushtetutës dhe elaborohet tutje nga ana e opinioneve të Komisionit të Venecias. Çka i takon kryeministrit, në rastin konkret, është që t’i propozojë ndryshimet e nevojshme legjislative që janë bërë dhe e dyta eventualisht që të tentojë ta përkrahë përmes ligjit për ndarje buxhetore Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe këtu të përfundojë mandati i tij”, ka thënë Gëzim Shala, Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Megjithëse Shala vlerëson se Prokuroria nuk i ka dhënë ndonjë prioritet ndjekjes së këtyre krimeve, ai thotë se çdo deklarim tjetër i kryeministrit jashtë këtyre kufijve tregon qartazi ndërhyrje në Prokurorinë e Shtetit.

Me vlerësimet për ndërhyrje të Kurtit në punët e sistemit prokurorial pajtohen edhe avokatë.

“Për mendimin tonë kjo nuk është e duhur dhe nuk duhet të përsëritet, apo të jetë shprehi nga asnjë pushtet e aq më pak nga ana e pushtetit ekzekutiv i cili ka një linjë të komunikimit dhe varësisë nga Ministria e Drejtësisë por edhe të aspektit financiar nga MF. Në situatat aktuale pavarësisht rëndësisë që ka për sistemin ligjor, juridik por edhe sigurimi i qytetarëve, nuk duhet të ketë deklarata që konsiderohen si ndërhyrje”, është shprehur avokati Florim Shefqeti.

Avokati, Florim Shefqeti

PSRK reagoi një ditë më parë përmes një komunikate se deklarime të tilla nga kryeministri e minojnë besimin e qytetarëve dhe ndërhyjnë në pavarësinë e institucionit.

Kurti ka kritikuar shpesh Prokurorinë gjatë pjesës së parë të këtij viti, kryesisht në për përvjetore të masakrave të kryera nga serbët.

Kurse PSRK-në, Kurti e kishte kritikuar edhe në fundin e vitit të kaluar, për mosngritjen e asnjë aktakuze për sulmin terrorist në Banjskë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika