Kritikohen kushtet në Klinikën e Gastroenterologjisë, pacienti bartet nga familjarët

Familjarë të një pacienti në Klinikën e Gastroenterologjisë kanë shprehur pakënaqësitë rreth kushteve në këtë klinikë. Ata ankohen se përpos medikamenteve të kërkuara për trajtimin e familjarit, detyrohen t’i siguronin edhe kushtet bazike të higjienës. Krahas kësaj, tregojnë se mungonin edhe karroca e shtetërë adekuat për bartje të pacientëve

Janë pamje të një karroce e cila personit po i nevojitet për të bartur familjarin e shtrirë në Klinikën Interne.

Një rrotë po i mungon e nuk është aspak stabile, pa përmendur faktin se rrallëherë e gjenin për përdorim në Klinikën e Gastroenterologjisë.

DEK: Familjar i një pacienti në Klinikën Interne vijoi se “karrocat kanë qenë tmerr, në gjendje tepër të keqe të cilat nëse jam i sinqertë është turp edhe të barten pacientat, është mundësi edhe me i lëndu ngase janë në gjendje të keqe. Një ka qenë e mirë dhe atë, dy herë më rastisti këtë javë me qëndru këtu, pas dy dite më s’ka qenë në repart. Ku ka mbet se di.

Familjari që nuk deshi të identifikohet tregon se ata vet e kanë siguruar edhe terapinë e kërkuar për trajtim.

Familjar i një pacienti në Klinikën Intern tha se “Ka qëndru një javë. Shërbimi ka qenë i mirë por kushtet kanë qenë jo të duhura duke nisur prej atyre higjenike. S’ka pas as letra higjenike, i kemi siguru vet. Për barna spo flas, vet jemi detyruar t’i sigurojmë se nuk i ka siguruar klinika. Ka qenë tejet e vështirë sepse jemi detyruar dy familjar të qëndrojmë si shkak i nevojave fiziologjike, me dërgu deri në tualet e me kthy. Na e ka vështirësu punën sa s’thuhet, infermieret e kanë këtë punë”.

E nga përvojat gjatë qëndrimit, ai thotë se nuk ishte i vetmi që hasi në vështirësi e ankesë nuk ka bërë sepse nuk ka shpresë për përmirësim.

Familjar i një pacienti në Klinikën Interne deklaroi se “Dy djem të ri nanën e vet janë detyru me e bartë në klinikë tjetër. Aq ka qenë shtrati i keq, janë detyruar të bëhen katër vetë për t’i ndihmuar, se s’kishin si e dërgonin ndryshe.

Për mungesat e materialeve higjenike, nga SHSKUK kanë deklaruar se klinika disponon 2 banjo të mëdha dhe 8 dhoma pacientësh të pajisura me sapun të lëngshëm. Krahas kësaj, të njëjtit thonë se kanë 5 karroca funksionale. Ndërkaq, sa i përket terapive të cilat pacientët thonë se i blejnë vet, në përgjigje SHSKUK konsideron se furnizimi me terapi gjatë vitit 2024 ka qenë në nivel të duhur.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika