Krivaqa e Sejdiu nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen e Marigona Osmanit

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, nuk kanë pranuar fajësinë për akuzat për vrasjen dhe dhunimin e Marigona Osmanit

Dardan Krivaqa para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj

I pandehuri Dardan Krivaqa, i cili akuzohet për vrajsen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit, para Gjykatës Themelore të Ferizajt, ka nisur të qajë teksa i është lexuar aktakuza ndaj tij dhe ka thënë se nuk është në gjendje të flasë.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ndihet as i fajshëm por as i pafajshëm për veprën e kryer.

“Nuk jam ne gjendje, nuk mund të flas. S’po them as që jam i fajshëm as i pafajshëm, nuk do të deklarohem në këtë fazë”, ka thënë Krivaqa.

Në anën tjetër, i pandehuri Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

“Ndihem i pafajshëm për veprat për të cilat më ngarkon aktakuza”, ka thënë ai.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu para trupit gjykues

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, më 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmanin.

Në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se ai ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Me çka akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur, të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika