Krivaqa: Marigonës ia kam dhënë disa shuplaka, nuk e kam vrarë

Më arsyetimin se ka konsumuar shumë substanca narkotike Dardan Krivaqa i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, ka thënë se nuk i kujtohen shumë veprime të tij. Ai ka pranuar se e ka rrahur të ndjerën por me shuplakë e jo me mjete të forta, siç ka konstatuar raporti i autopsisë. Për këto lëndime të saj, ai nuk pati përgjigje.

I rëndë e i papërballueshëm në disa raste ka qenë dëgjimi i versionit të të akuzuarit kryesor për vrasjen e vajzës së tyre, për familjen e të ndjerës Marigona Osmani.

Babi i saj, disa herë është larguar nga salla e gjykimit në kohën kur vazhdonte marrja në pyetje e Krivaqës, i akuzuar për vrasjen mizore të 18 vjeçares, në gusht të 2021.

Version ndryshe nga çka prokuroria e akuzon ka dhënë sot Dardan Krivaqa para gjykatës.

Krivaqa ka mohuar të ketë vrarë Marigonen por ka thënë se ia ka dhënë disa shuplaka, derisa ka tentuar vazhdimisht të vë në pah që kishin konsumuar lëndë narkotike e kështu edhe të shfajësohet për veprimet e tij.

“me dur po tri katër shuplaka kjo ka ndodhur ditën e shtunë…me dasht me vra Marigonen ka pas 100 lloje te ndryshme as qe e kam mendu najher te ndjeren te vdekur e leje me vra asnje person skam mendu me vra ka pas persona qe me kane ba shume keq po asnjehere skam mendu me vra kerkan”, ka thënë Krivaqa.

Ani se ka xhirime brenda banesës së tij në 24 orët e fundit kritike, edhe këtë gjendjen e rëndë fizike të së ndjerës, i akuzuari për vrasjen e saj, ka tentuar ta lidh me konsumim të narkotikëve.

“Unë e kam goditur por jo me lëndu ashtu sic janë lëndimet, jem kap në mes vete jemi goditur mës veti, Arberi ska qenë prezentë atë dite hiq as ska marr pjesë në asnjë veprim. Arbëri ka ardh me i marr rrobat dhe pasaportën e tij ka qenëdru me mua gjatë tërë natës duke pirë kokainë”, ka shtuar Krivaqa.

Për mjetin me te cilin prokuroria e akuzon se e ka goditur të ndjerën, duke i shkaktuar thyerje e lëndime të rënda në trup, ai pretendon se nuk ishte i tij ani se ka thënë se e ka përdorur ndaj të ndjerës por jo për ta goditur.

“Prokurori ju akuzon ty dhe Arberin per shkop e keni godit dhe i keni shkaktuar plage vdekje prurese qysh ka qene situata realisht”, ka thënë avokati i Krivaqës, Skender Musa.

“Ai shkopi qe përmendet eshte shume ma heret mbi radiator a ku është i vendosur për shkak se nana ka jetu vet në banesë që nëse është dikush i panjohur aty si mjet me u mbrojt. asnjëherë se kam godit të ndjerën ndoshta me frikësu po por jo me godit”, ka thënë Krivaqa.

Megjithëse ndërtesë banimi e pajisur me ashensor, Krivaqa pretendon se nuk e përdori atë dhe disa herë u rrëzua bashkë me të ndjerën derisa e kishte kapur për ta dërguar në spital.

“Jena rrzu prej shkallve herën e dyte me ka ra prej durve tani herën e e trete te banesa. Tu nga jam kane me ta tu zbrit shkallve edhe pesha e saj edhe jam kane nervoz skam pas kontroll”, ka thënë Krivaqa.

Ndërkohë që i akuzuari tjetër Arber Sejdiu, zgjodhi të drejtën për tu mbrojtur në heshtje, meqë njëherë ka dhënë mbrojtjen e tij.

Trupi gjykues edhe njëherë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Krivaqës që ai t dërgohet për ekspertizë në Institutin e Psikiatrisë dhe që të kërkohet dosja e diagnozave në burgun e Lipjanit e Dubravës ku kishte qëndruar për një kohë ai.

Dardan Krivaqa u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm e Arbër Sejdiu me 15 vite burgim për vrasjen e Marigona Osmanit por Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika