Kriza energjetike rrit kërkesën për dru, qytetarët ankohen për çmime

Ngrohja me dru, po shihet si një ndër zgjidhjet që kanë qytetarët për stinën e dimrit, pas paralajmërimeve për thellimin e krizës me energjinë eklektrike. Në komunën e Prizrenit, shitësit e drunjëve kanë treguar se është rritur kërkesa dhe se çmimi për një metër dru është 75 euro e jo 100 euro, siç është raportuar në media. Qytetarët tek ankohen për çmime të larta, kërkojnë edhe ndihmën e qeverisë

Ilustrim





Paralajmërimet për thellimin e krizës energjetike, në Kosovë, ka shtuar edhe kërkesat për blerje të drunjve.

Shitësit e drunjve në komunën e Prizrenit, duke mos dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se në këtë komunë janë shtuar kërkesat, për shkak të frikës së ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ata kanë treguar se çmimi për një metër dru është 75 euro, e jo siç është raportuar vazhdimisht se ka shkuar në 100 euro, dhe çmimi është rritur për shkak edhe të rritjes së shpenzimeve të tjera që kanë pasur.

Por, edhe çmimi prej 75 eurove, qytetarëve të kësaj komune po u duket i lartë.

“Po unë kam blerë, i kam blerë pak më herët ka 50, tash ka 70… po sheh çfarë situate çfarë shtrenjtie, po nuk po kemi çka me ba”, ka thënë një qytetar.

“Ka qenë shumë i lartë se gjendja ekonomike ka qenë shumë e vështirë për qytetarët dhe është shumë i lartë… nuk besoj që është i arsyeshëm”, thotë një qytetar tjetër.

Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim nga drejtoria e inspektoratit në komunën e Prizrenit, se nëse ka pasur inspektime të çmimeve dhe nëse kanë hasur në ndonjë rast të abuzimit, mirëpo ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Për çmime të larta po ankohen edhe në Prishtinë. Qytetarët kërkojnë edhe ndihmën e qeverisë, për t’u përballur me temperaturat e ftohta të dimrit.

“Prej 80 në 100 po sillet, ata duhet Kurti me na i ble me i siguruar… ose me dal me shku me vjedh me dal me pre gjelbërimin këtu, mos me lanë fminë me vdek prej ftofti”.

Pyetjeve për inspektime të çmimeve të drunjëve, nuk u janë përgjigjur as zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, që nga dita e enjte.

Derisa, nëse janë shtuar prerjet ilegale të pyjeve, nuk janë përgjigjur nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika