Kroacia e bronztë në Kupën e Botës, mposht Marokun

Kroacia ka fituar vendin e tretë në Kupën e Botës, pasi mposhti Marokun me një paraqitje tipike profesionale

Kroatët festojnë arritjen e tyre në Katar, duke zënë vendin e tretë në Kupën e Botës

Shteti i Kroacisë tashmë është duke festuar pasi nënkampionët e 2018-ës kanë fituar vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022.

Kroacia arriti të triumfoj ndaj Marokut, kështu duke zënë vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Katar 2022.

Pra, kroatët kanë mposhtur marokenët me rezultat 2-1, për të dalë e bronztë nga Kupa e Botës.

Pamje nga fotoja e ekipit të Kroacisë pas fitores ndaj Marokut, dhe medaljes së bronztë në Katar

Kroacia duke rrëmbyer medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, është sukses i radhës i kroatëve, pasi fituan medaljen e argjendtë në Botërorin e vitit 2018 dhe të bronztën në vitin 1998.

Kroacia është zyrtarisht skuadra e tretë më e mirë botërore, pasi një goditje e shkëlqyer në pjesën e dytë nga Mislav Orsic i mposhti marokenët.

Kroacia ka humbur vetëm dy nga 14 ndeshjet e saj totale në dy turnetë e fundit të Kupës së Botës, kundër Francës në finalen e 2018 (2-4) dhe Argjentinës në gjysmëfinalen e këtij viti (0-3).

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika