Kroacia ka rritur pagën minimale në 560 euro

Në fillimin e seancës së sotme të qeverisë kroate, kryeministri Andres Plenkoviq, ka shpallur vendimin për rritjen e pagës minimale nga 547 euro në 559,7 euro





Nisja e seancës së sotme të qeverisë kroate, erdhi me një lajm të ri. Kryeministri i Kroacisë, Andres Plenkoviq, ka shpallur vendimin për rritjen e pagës minimale nga 457 euro në 559,7 euro.

Plenkoviq, në seancë ka thënë se kjo shumë do të ndryshojë në vitin 2023. Ai ka shtuar se do të ndryshojë edhe pagën mesatare gjatë mandatit të tij.

“Shuma bruto do të jetë 700 euro ngaa 1 janari i vitit 2023. Deri në fund të mandatit ne duam që paga mesatare të jetë 1088 euro”, ka thënë Plenkoviq.

Ky zhvlerësim i pagës paraprake ka ardhur si pasojë e inflacionit rekord. Çmimet e konsumit në gusht ishin 12.3 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shtator inflacioni u përshpejtua në 12.8 për qind, ka raportuar Index.

Për periudhën janar-gusht të këtij viti, paga mesatare mujore për të punësuarit juridikë ka qenë 1006 euro që është 2.3 për qind më e ulët sesa në të njejtën periudhë të vitit 2021. Kjo ulje e pagës dhe njëkohësisht ngritja e çmimeve, ka bërë që kryeministri kroat të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale në vend, thekson Index.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika