Kroacia përjashton mundësinë e trafikimit të organeve, rastet e transplantimit të veshkave

Pas hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë ka ardhur në përfundim se dy rastet e transplantimit të veshkave nuk kishin të bënin me trafikim organesh, por kanë gjetur disa parregullsi në proces

Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Berosh, ka thënë se pas hetimeve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, kanë ardhur në përfundim se dy rastet e transplantimit të veshkave, nuk kishin të bënin me trafikim organesh, por kanë gjetur disa parregullsi në proces.

Dy donatorët, një bukëpjekës nga Kosova dhe një shofer kamioni nga Serbia, kishin dhuruar veshkat dy vjet më parë në një spital të Zagrebit dhe pranuesit e organeve ishin burra nga Kroacia.

Më 2019, një prej spitaleve në Zagreb kishte refuzuar të kryente transplantimin e organeve, kështu që transplantimi ishte kryer në një spital tjetër të kryeqendrës kroate.

Pas dyshimeve, Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë kishte ndaluar përkohësisht programin e transplantimit të veshkave nga donatorë të gjallë në Qendrën Spitalore të Zagrebit.

Ilustrim

“Transplantimi i organeve është procedurë që është shumë e zhvilluar në Republikën e Kroacisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për transplantimin, për fat të keq, të organeve nga donatorët e vdekur. Ky problem specifik lidhet me transplantimin e organeve nga donatorë të gjallë që nuk kanë lidhje me pranuesin, raste që janë jashtëzakonisht të rralla. Nuk ka asnjë dyshim për autoritetet për momentin [për këto dy raste]. Inspektorati shëndetësor bëri një analizë të thellë dhe zbuloi disa parregullsi në vetë këtë proces”, ka thënë Berosh.

Rastet e dyshimta të transplantimit të veshkave ishin zbuluar nga gazetarja Natasha Shariçiq.

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, ajo tregoi se më 2019 – kur kishte ndodhur transplantimi i organeve – për shkak të këtyre dy transplantimeve të dyshimta ishin mbledhur ekipet e transplantimit nga Qendra Spitalore të Zagrebit dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ka pasur dyshime se mund të ketë shkelje të normave etike në transplantimin e organeve, që janë altruizmi dhe varësia financiare. Me fjalë të tjera, ka pasur dyshime për trafikim organesh”, ka thënë ajo për REL.

Radio-Televizioni Kroat (HRT), kishte raportuar se dy dhuruesit e organeve nga Kosova dhe Serbia ishin “me status më të ulët social”.

Josip Periq nga Shoqata kroate për të Drejtat e Pacientëve, tha për Radion Evropa e Lirë se fakti që këto dy transplantime ishin refuzuar që të kryeheshin në një spital në Zagreb, dhe më pas ishin kryer në një tjetër, ngriti dyshime për trafikim organesh.

“Nëse asgjë nuk ka ndodhur, pse ata e ndaluan të gjithë procesin? Këto procedura dhe rregullore janë të diskutueshme ku shohim se ka rregullore të veçanta në çdo spital dhe standardet nuk janë të harmonizuara. Pastaj ka gabime të mëdha sa i përket shkeljes së etikës, moralit, kodit të etikës mjekësore dhe sigurisht, vetë pacientëve”, ka thënë ai.

Në Kroaci, transplantimi i organeve nga donatorë të gjallë, që nuk kanë lidhje me pranuesin është i mundur.

Kontrollet janë të rrepta dhe donatorët duhet t’u nënshtrohen testeve specifike psikologjike, miratimit nga ekspertë të qendrës së transplantimit dhe komisionit të etikës së institucionit shëndetësor ku kryhet transplantimi.

Reklamimi i disponueshmërisë ose nevojës për organe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Sipas Radio-Televizionit Kroat, Kroacia, me më shumë se 100 transplantime veshkash në vit, është në mesin e vendeve udhëheqëse në botë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika