Kroacia rekomandon pirjen e ujit të çezmës pasi disa persona sëmuren nga pijet e gazuara

Autoritetet në Kroaci më 8 nëntor u rekomanduan qytetarëve që të pinë vetëm ujë çezme përderisa ata po hetojnë raportimet për disa raste kur qytetarët janë sëmurë dhe kanë pësuar lëndime pas konsumimit të pijeve në shishe

Foto ilustrim

Autoritetet në Kroaci, më tetë nëntor, u rekomanduan qytetarëve që të pinë vetëm ujë çezme, përderisa ata po hetojnë raportimet për disa raste kur qytetarët janë sëmurë dhe kanë pësuar lëndime pas konsumimit të pijeve në shishe.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros, tha se disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore “për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga elemente të dyshuara kimike”.

Sipas tij, shumica e pacientëve kishin simptoma të lehta dhe janë liruar në shtëpi.

Autoritetet shëndetësore urdhëruan largimin nga dyqanet dhe restorantet të produkteve “të dyshuara”.

Ata nuk treguan se cilat produkte janë tërhequr nga tregu, por sipas fotografive të postuara në rrjetet sociale, nga dyqanet janë tërhequr produkte të kompanisë Coca-Cola.

Coca-Cola në Kroaci më vonë tha se ka tërhequr “përkohësisht” disa produkte, “edhe pse sipas analizave tona të brendshme nuk janë shfaqur parregullsi në prodhim apo në produkte”.

“Ne mund të themi se dy raste ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me konsumimin e disa pijeve, përderisa rastet e tjera ende nuk janë analizuar”, tha Beros. “Nuk ka nevojë për panik, por për kujdes”.

Coca-Cola në Kroaci përmes një deklarate tha se ka ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet. Pavarësisht se tha që nuk ka gjetur asnjë problem gjatë prodhimit, kompania ka dërguar disa mostra për analizë.

Policia dhe Zyra e Prokurorisë së Shtetit është duke e hetuar rastin.

“Derisa të kryhen hetimet, rekomandimi ynë është që të pini ujë vetëm nga sistemi i ujit, kështu është më sigurt”, tha Beros.

Raportimet për helmim të dyshuar u publikuan pasi një burrë u hospitalizua gjatë fundjavës në qytetin e Rijekës, pasi kishte pirë një shishe ujë të gazuar në një kafene. Të martën, një student tha se u sëmur pasi piu Coca-Cola.

Të dyja incidentet u lidhën me pijet e prodhuara nga kompania Coca-Cola. Burri në Rijekë raportohet se ka pirë ujë të gazuar të llojit Romerquelle Emotion Blueberry Pomegranate, ndërkaq studenti në Zagreb ka thënë se ka pirë Coca-Cola në shishe të plastikës.

Raste të ngjashme ishin raportuar edhe në muajin maj.

Spitali në Rijekë tha se personi i sëmurë është trajtuar për lëndime të shkaktuara nga kimikatet në ezofag.

“Ne duhet të shohim nëse ka ndonjë element shtesë në pije”, tha kreu i Institutit kroat të Shëndetësisë Publike, Krunoslav Capak./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika