Kroacia voton në zgjedhjet presidenciale

Vendvotimet janë hapur të dielën në mëngjes në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Kroacisë, teksa presidenti aktual, Zoran Milanoviq, është favorit për të fituar.

Presidenti i majtë i Kroacisë, një kritik i hapur i mbështetjes ushtarake perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, po kandidon për mandatin e tij të dytë pesëvjeçar kundër sfiduesit konservator, Dragan Primoraq, raporton AP.

Në rundin e parë, të mbajtur më 29 dhjetor, Milanoviq ka fituar 49% të votave, duke mos pasur gjysmën e votave të nevojshme për një fitore të plotë.

Primoraq, kandidati i partisë konservatore në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), mbeti shumë prapa me 19% përqind.

Politikani më popullor në Kroaci, 58-vjeçari Milanoviq ka shërbyer si kryeministër në të kaluarën.

Në stilin populist, ai ka qenë një kritik i ashpër i kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviq, teksa një përleshje e vazhdueshme mes të dyve është parë në skenën politike të Kroacisë gjatë viteve të fundit.

Milanoviq ka kritikuar mbështetjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe shpesh ka insistuar që Kroacia nuk duhet të mbajë anën.

Ai ka thënë se Kroacia duhet të qëndrojë larg mosmarrëveshjeve globale, megjithëse është një anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Megjithëse presidenca është kryesisht ceremoniale në Kroaci, një president i zgjedhur ka autoritet politik dhe vepron si komandanti suprem ushtarak.

Ndërkaq, Primoraq, 59 vjeç, hyri në politikë në fillim të viteve 2000, kur ishte ministër i Shkencës dhe Arsimit në qeverinë e udhëhequr nga HDZ-ja.

Ai kandidoi pa sukses për presidencën në vitin 2009, dhe më pas u fokusua kryesisht në karrierën e tij akademike, duke përfshirë ligjëratat në universitete në Shtetet e Bashkuara, Kinë dhe Kroaci.

Megjithëse ka pak përvojë politike, ai mbështetet nga konservatorët në pushtet të kryeministrit Plenkoviq.

Kroacia ka rreth 3.5 milionë votues me të drejtë vote.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika