Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar të hënën se kanë filluar me trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.
Në njoftimin e publikuar në Facebook, thuhet se momentalisht, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar.
Nga ana e tyre iu është bërë thirrje konsumatorëve që deri në njoftimin e radhës ujin ta përdorin vetëm për nevoja higjienike dhe jo për pije.