KRU “Prishtina” gjobitet nga AIP për ekspozimin e të dhënave personale të konsumatorëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka gjobitur Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina” pasi ka pranuar ankesa nga qytetarët se u janë ekspozuar të dhënat personale përmes shpërndarjes së faturave mujore.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka pranuar ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), të cilët kanë raportuar se Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë shpërndarjen e faturave mujore për shpenzimin e ujit duke i ekspozuar të dhënat personale të konsumatorëve ndaj qasjes së personave të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e AIP-së.

Tutje thuhet se pas shqyrtimit të ankesave, AIK ka konstatuar se KRU “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.

“..Pas shqyrtimit të ankesave, ka konstatuar se K.R.U “Prishtina” ka dështuar të ndërmarrë masat e duhura të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët, dhe ka shqiptuar gjobë ndaj K.R.U “Prishtina” Sh.A., për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.Agjencia për Informim dhe Privatësi u bën thirrje të gjithë kontrolluesve (publik dhe privat), që përpunimin e të dhënave personale të bëjnë në mënyrë të ligjshme, në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura për mos-respektim të dispozitave të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika