KRU “Prishtina”: Nga sot zero tolerancë për konsumatorët ilegalë

KRU “Prishtina” njofton se do të realizohen dy shkyçje të mëdha dhe se nga kjo ditë do të ketë zero tolerancë për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se të mërkurën e 26 prillit do të realizohen dy shkyçje të mëdha dhe se nga kjo ditë do të ketë zero tolerancë për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.

Në llogarinë e Facebook-ut të kësaj kompanie bëhet e ditur se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

“Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në aksion të paparë deri më sot”, thuhet në një pjesë të postimit të KRU “Prishtina”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika